Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

KONFERENCA E REKTORËVE SHQYRTOI PROCESIN E FILLIMIT TË VITIT TË RI AKADEMIK

18 Gusht 2020

Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 14 gusht 2020, shqyrtoi procesin e fillimit të vitit të ri akademik 2020/2021, në situatën e vazhdueshme të pandemisë Covid 19.

Në këtë konferencë ku morën pjesë shtatë (7) Rektorë të Universiteteve Publike, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi kryesues, Prof. Dr. Alush Musaj zv. Kryesues, Prof. Dr. Marjan Demaj, Prof. Dr. Ismet Temaj, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, Prof. Dr. Fadil Millaku dhe Prof. Dr. Agron Bajraktari, u theksua gatishmëria e të gjitha universiteteve publike të Republikës së Kosovës, që vitin akademik ta fillojnë në kohën ligjore, më 1 tetor 2020. Për shkak të ruajtjes së shëndetit publik, viti akademik do të fillojë në formë të kombinuar: në formën virtuale dhe fizike. Derisa , disa nga aktivitetet e procesit mësimor do të vazhdojnë të bëhen në formën fizike, si povimi pranues për studentët e rinj, provimet, etj., po në të gjitha rastet universitetet publike do të respektojnë masat Anti-Covid 19. Ndërsa disa aktivitete të tjera, si ligjërata, konsultime, punime seminari etj. do të vazhdohen në formatin onlajn.

Konferenca e Rektorëve konstaton se si rrjedhojë e shtyrjes së Provimit të Maturës për 29 gusht 2020, studentët e vitit të parë do të pranohen me vonesë dhe mësimi për ta do të fillojë me një vonesë deri në dy muaj. Pavarësisht nga kjo, Konferenca e Rektorëve angazhohet që semestri për këta studentë të jetë i plotë dhe pa asnjë dëmtim të rrjedhës normale të procesit mësimor.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas