Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

U mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit Drejtues në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

17 Shtator 2020

Më 16.09.2020, është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues e Universitetit të Prizrenit  me këtë rend dite: 1. Shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës; 2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Këshillit Drejtues, e mbajtur më: 26.08.2020; 3. Përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik, (Raport nga Rektori). 4. Gjendja buxhetore dhe financiare e Universitetit (Raport nga Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë). 5. Mbarëvajtja e konkursit publik për staf akademik (Raport nga Rektori apo Prorektori për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore). 6.  Shqyrtimi i kërkesave drejtuar Këshillit Drejtues, (Raport nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Burim Berisha). 7. Të ndryshme.

Procesverbali i mbledhjes së kaluar të KD-së është miratuar pa vërejtje.

Mbledhjen e hapi kryesuesi i Këshillit Drejtues, Prof. Asoc. Dr. Naser Bajraktari. Ndërsa rreth pregatitjeve që janë bërë nga Universiteti për fillimin e vitit të ri akademik, anëtarët e KD-së, u njoftuan nga Rektori Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe Prorektori, Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina.  Lidhur me gjendjen buxhetore të Universitetit anëtarët e KD-së u njoftuan nga Prorektori, Prof. Ass. Dr. Armend Podvorica. Ndërsa, lidhur me mbarëvajtjen e konkursit për staf akademik, KD-në e njoftoj Prorektori, Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, i cili theksoi se propozimet për staf akademik vijnë prej njësive akademike dhe mbi bazën e njësive akademike Senati i Universitetit e shpall konkursin. Po ashtu, KD-ja u njoftua edhe për procedurat e konkursit të rregullt për staf akademik, konkurs ky i shpallur nga Universiteti " Ukshin Hoti" është juridikisht në rregull  dhe është në procedurë e sipër. Ndërkaq, brenda kësaj mbledhjeje u shqyrtuan edhe kërkesat që i janë drejtuar KD-së. Në pikën e fundit të rendit të ditës në pikë të ndryshme është bërë plotësim-ndryshimi i disa komisioneve. Ndër të tjera është diskutuar edhe për organizimin dhe aktivitetet e Universitetit "Ukshin Hoti" me rastin e kremtimit ( shënimit ) të 10 vjetorit të themelimit të tij.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas