Mbahet provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2020/2021
02 Tetor 2020
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten është mbajtur provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2020/2021. Me këtë rast, Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj me ekipin e tij menaxhues bëri një vizitë monitoruese për tu siguruar se gjithçka po shkon mbarë. Rektori Temaj u shprehi mirëseardhje dhe u uroi suksese në provimin pranues, duke i siguruar se gjithçka do të shkojë në bazë të rregullave përkatëse.
