Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Temaj vizitoi Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

18 Tetor 2020

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizzren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj me bashkëpunëtorë vizitoi Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

U pritëm nga prof. dr. Suzana Kuçi -Golemi, rektore; prof. dr. Elinda Dibra, albanologe dhe drejtuesi i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë z. Erard Çurçija.

Pjesëmarrës nga Universiteti ‘Ukshin Hoti’ Prizren ishin edhe Prof. Ass. Dr. Flamur Shala, u.d. dekan i Fakultetit të Filologjisë; Prof. asoc.dr. Rifat Morina, pjesë e Fakultetit të Edukimit dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit si dhe prof.asoc.dr. Izer Maksuti, pjesë e Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, senator.

Qëllimi i vizitës ishte kultivimi i marrëdhënieve në mes të dy universiteteve tona, shkëmbimi i përvojave dhe mbështetja e shkëmbimit akademik si të profesorëve, përmes promovimit të botimeve, leksioneve tematike njëditore, leksioneve bllok njëjavore, leksione për një semestër si profesor të ftuar, ashtu edhe të studentëve me qëndrime studimore, ndjekjen e një semestri në universitetin mikpritës, ekspedita të përbashkëta etj.

U përmendën mundësi të realizimit të projekte të përbashkëta sidomos në fushë të turizmit kulturor, me interes për Shkodrën dhe Prizrenin si dhe në fushë të edukimit dhe të filologjisë.

Bashkëpunimi në mes të dy Zyrave tona për Marrëdhënie me Jashtë do të përshpejtonte dhe konkretizonte realizimin e këtyre projekteve, p.sh. përmes konkurrimit dhe fitimit të fondeve të programit Erasmus + etj.

Pas takimit në rektorat delegacioni ynë u pritë edhe nga Prof.asoc. dr. Edlira Bushati, dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja (ish shefja e departamentit të gjermanistikës), shefja e tanishme të gjermanistikës, Ilda Selmani dhe shefja e departamentit të romanistikës Prof.as.dr. Eliana Laçej. Ata prezantuan këtë fakultet dhe degët e tij, folën për stafin akademik, programet studimore, projektet etj.

U përsëritë gatishmëria për bashkëpunim dhe shkëmbim akademik të stafit dhe studentëve. U theksua nevoja e shkëmbimit të kuadrove deficitare, mësimdhënësve të nevojshëm për të mbuluar lëndët e ndryshme, veçmas në degën e gjermanistikës dhe anglistikës. Në këtë fakultet janë me interes për absolventët e universitetit tonë edhe programet e studimeve master.

Pasi në të dy universitetet tona kemi që shumë vite Lektoratin austriak, këtë fakt e shohim si një bazë të mirë për bashkëpunim në mes të dy departamenteve, fakulteteve, por edhe të universiteteve në trekëndëshin e vendeve Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut. Bashkëpunime të tilla do të mbështesin edhe integrimin mbarëshqiptar në vazhdën e këtij procesi të integrimeve europiane.

Duke aktualizuar marrëveshjet ndëruniversitare duhet të punohet në përshpejtimin e bashkëpunimit dhe heqjen e barrierave administrative ndërshtetërore në mes të dy vendeve tona.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas