Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Universiteti "Ukshin Hoti" pjesë e Rrjetit për Hulumtim dhe Edukim në Kosovë

27 Tetor 2020

 

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit (MAE), sot ka marrë formë Rrjeti për Hulumtim dhe Edukim i Kosovës, me anë të një memorandumi mirëkuptimi me institucionet e arsimit të lartë, përfshirë edhe Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe përfaqësuesit e 20 universiteteve dhe kolegjeve që nënshkruan memorandumin bashkë me ministrin Blerim Kuçi, duke e cilësuar këtë si ngjarje të rëndësishme në ndërlidhjen e arsimit dhe teknologjisë.

Ministri Blerim Kuçi theksoi se qëllimi i këtij memorandumi është promovimi i zhvillimit ekonomik dhe rritja e punësimit përmes përfshirjes së teknologjisë së informimit dhe komunikimit, në veçanti qasja e resurseve të teknologjisë dhe dijes për studentët dhe profesorë të të gjitha kolegjeve dhe universiteteve në Kosovë.

“Përmes nënshkrimit të këtij memorandumi, unë ndjej kënaqësi sepse Kosovës i mundësohet qasje në një rrjet ndërkombëtar për t’i mundësuar dijen studentëve dhe profesorëve në qasjen e rrjeteve të ngjashme që janë në botë. Kjo është një risi, një mundësi shtesë të cilën ne duhet ta shfrytëzojmë dhe sot po nënshkruajmë marrëveshjen e mirëkuptimit bashkë me ju”, tha Kuçi.

Ndërsa, Fjolla Restelica-Ahmeti, koordinatore e projektit për ekonominë dixhitale ne Kosovë - projekti “KODE”, theksoi se përmes këtij projekti synohet që të financohen të gjitha aktivitetet që do ta ndihmojnë Kosovën në transformimin dixhital të vendit.

“Vetëm Kosova në rajon ende nuk e ka krijuar këtë rrjet dhe është më se i nevojshëm që përmes këtij rrjeti të ofrojë bashkëpunimin në mes të universiteteve tona fillimisht, dhe po ashtu edhe lidhjen e universiteteve tona me rrjetin më të madh evropian të hulumtimit dhe kërkimit shkencorë në Evropë”, tha ajo.

Ky rrjet pretendon që të arrijë zhvillimin e komunitetit të hulumtuesve, duke i siguruar këtij komuniteti qasje në resurse të ndryshme dixhitale, si: qasje në infrastrukturë moderne të teknologjisë së informacionit, shërbime të ndryshme dixhitale, qasje në literaturë, si edhe të ofrojë bashkëpunim në mes të institucioneve arsimore brenda dhe jashtë Kosovës.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas