Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Universiteti "Ukshin Hoti" arrin marrëveshje bashkëpunimi me organizatën "Teach for Kosova"

10 Nëntor 2020

Universiteti "Ukshin Hoti" në Prizren, përkatësisht Qendra për Zhvillim të Karrierës&Alumni ka nisur bashkëpunimin me organizatën "Teach for Kosova", në fushën e promovimit, përkrahjes, fuqizimit dhe avancimit të studentëve dhe të diplomuarve. Për këtë qëllim të martën u nënshkrua edhe një Marrëveshje e Mirëkuptimit ndërmjet zv.Rektori Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, njëherësh Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, dhe drejtorit ekzekutiv të TFK-së, z. Egzon Gashi, ku ishte prezent edhe udhëheqësi i Qendra për Zhvillim të Karrierës&Alumni në UPZ, z. Nehat Gashi, i cilë është angazhuar që kjo të realizohet.Prorektori Morina, e ka vlerësuar si një nismë të mirë bashkëpunimin me organizatën TFK dhe për mbështetjen e ofruar prej tyre për Qendrën e Zhvillimit të Karrierës, e cila është duke bërë një punë shumë të mirë për studentët e universitetit tonë.Ndërsa drejtori Gashi, bëri të ditur se bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm për përgatitjen e kuadrove të reja në fushën e arsimit. Sipas tij, TFK-ja do të trajnojë një grup të studentëve ekzistues apo alumni të përzgjedhur nga UPZ, në aftësi të buta, zhvillim të debateve, dhe aftësive të tjera të ngjashme së paku një herë në semestër.Në kuadër të këtij Memorandumi, TFK-ja zotohet që brenda një periudhe 2-vjeçare të përgatisë dhe organizoj së paku një sesion informues në vit për studentët e UPZ, për t'i informuar mbi thirrjen për aplikim në programin e felloëship-it. Gjithashtu parashihet të organizohet së paku një fokus-grup me studentët për të mbledhur informata mbi vështirësitë e tyre në përcaktimet për karrierë, si dhe për qëllime të organizatës në definimin e profilit të mësimdhënësit-lider ideal.Në anën tjetër, përgjegjësi e UPZ është që të ofrojë përkrahje në organizimin e sesioneve informuese për Teach For Kosova me studentë, së paku një herë në vit duke i paraprirë hapjes së thirrjes për aplikim në programin e felloëship-it.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas