Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Qendra për karrierë dhe Alumni dhe Teach for Kosova organizuan info-sesion për programin “Fellowship”

24 Nëntor 2020

Qendra për karrierë dhe Alumni në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, në bashkëpunim me organizatën Teach for Kosova të martën organizoi info-sesion online për Felloëship. Egzon Gashi drejtor ekzekutiv i organizatës Teach for Kosova, bëri të ditur se ky është një program dyvjeçar për zhvillim në mësimdhënie dhe udhëheqje për të rinjtë kosovarë të shquar dhe të aftë për të realizuar potencialin e tyre profesional dhe udhëheqës gjatë punës në klasë. Mësuesit e Teach For Kosova do të vendosen në shkolla publike të cilat kanë mungesë të mjeteve esenciale për zhvillim të mësimit, dhe do të mbështeten për dy vjet me trajnime intensive për zhvillim të lidershipit.

Nehat Gashi udhëheqës i Qendrës për karrierë dhe Alumni në UPZ i falënderoi përfaqësuesit e organizatës në fjalë për këtë organizim të qëlluar duke theksuar se këto aktivitete janë në interes të diplomuarve të universitetit tonë.

Në takim mori pjesë edhe Milot Krasniqi, kryetar i Parlamentit Studentor, i cili i inkurajoi të gjithë që të aplikojnë në këtë program, të cilin e vlerësoi shumë të rëndësishëm.

Teach For Kosova po kërkon individë të shquar kosovarë që të udhëheqin dhe të mësojnë nxënësit të sfidojnë sfondin socio-ekonomik për të arritur rritje të konsiderueshme akademike dhe personale. Nëse jeni një profesionist i punësuar ose një student universitar i diplomuar me aftësi të forta udhëheqëse, keni pasion për të bërë ndikim në jetën e fëmijëve dhe interesim për t'u bërë lider i përjetshëm në Kosovë,  Aplikoni tani!

Për t'u kualifikuar, aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat minimale të mëposhtme:

• Të jenë qytetarë kosovarë të moshës 35 ose më pak

• Të posedojnë diploma Bachelor në cilindo fakultet deri në korrik 2021

Derisa mësimdhënësit mund të aplikojnë, përvoja në mësimdhënie NUK është obligative për programin e Felloëshipit. Të gjitha drejtimet akademike dhe profesionale inkurajohen të aplikojnë.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas