Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

U mbajt Panairi Nacional i Punës dhe Karrierës 2020

25 Nëntor 2020

Ju informojmë se sot, më 25 nëntor 2020, u mbajt Panairi Nacional i Punës dhe Karrierës 2020, në të cilin morrën pjesë rreth 100 institucione dhe kompani pjesëmarrëse. Në mesin e tyre edhe Universiteti "Ukshin Hoti" nën përkujdesjen e Qendrës së Karrieres. Këtë vit, Panairi Virtual i Karrierës u organizua në bashkëpunim edhe me Qendren për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës, kurse Panairi i Punës i projektit DIMAK- GIZ edicionin e pestë dhe së bashku erdhën në një platformë të shkëlqyer virtuale në të cilën vizitorët kanë patur mundësi të vizitojnë stendat e institucioneve e kompanive pjesëmarrëse të shpërndara në katër salla virtuale përmes ueb faqes: virtual.kosovafair.com Gjatë panairit, vizitorët kanë patur mundësi të komunikojnë virtualisht me përfaqësuesit e kompanive pjesëmarrëse dhe të marrin pjesë në sesione informuese rreth përpilimit të CV-së dhe teknikave të intervistimit; Zhvillimit të shkathtësive të buta; përgatitjes adekuate për aplikime pune, etj. Organizimin e kësaj ngjarje e kanë mbështetur partner tradicional te Universitetit të Prishtinës, si Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtare (GIZ), Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës si dhe partner te tjerë. Platforma do të jetë e hapur për vizitorët edhe gjatë dy javëve të ardhshme.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas