Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Urimi i Rektorit Temaj për Festën e 28 Nëntorit!

28 Nëntor 2020

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, Rektor në Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren, uron të gjithë shqiptarët kodo që janë për Festën e 28 Nëntorit. Më 28 nëntor 1443, heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në Krujë, ndërsa më 28 nëntor 1912, i quajtur gjithashtu si Nëntori i dytë, u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemaili, i cili ngriti flamurin në Vlorë. Po ashtu më 28 nëntor festojmë ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këto festa gjithmonë të qëndrojmë krenarë dhe të bashkuar për vendin dhe kombin tonë, të punojmë për realizimin e amanetit të heronjve tanë që punuan për të bërë lirinë që e gëzojmë.

Gëzuar për herë festat e Nëntorit!

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj - Rektor

Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren

 

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas