Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Temaj priti në takim një delegacion nga Ambasada e Francës

09 Dhjetor 2020

 

Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të martën e ka vizituar një delegacion nga Ambasada e Francës në Kosovë, në përbërje të z.Cyprien Francois, Zëvendës shef i misionit, dhe Donato Guiliani, Këshilltar për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore. Ata u pritën nga Rektori Prof. asoc. dr. Ismet Temaj, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. ass. dr. Soner Yildirim dhe z. Përparim Avdullahu, Drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë.

Takimi u zhvillua në atmosferë miqësore. Rektori Temaj pasi bëri një përshkrim të shkurtër të Universitetit, i njoftoi me të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion. Ai po ashtu theksoi se deri më tani kemi pasur bashkëpunim të frytshëm me shtetin mik të Francës, dhe shpreson dhe beson që ky bashkëpunim do të vazhdojë me intensitet edhe më të lartë.

z. Francois, Zëvendës shef i misionit theksoi se ata janë të hapur dhe e mirëpresin zgjerimin e bashkëpunimit në aktivitete të përbashkëta arsimore dhe kulturore.

Ndërsa z. Guliani, Këshilltar për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore foli për mundësinë e organizimit të aktiviteteve konkrete të përbashkëta në fushën edukimit dhe kulturës gjatë muajve mars dhe prill ndërmjet Ambasadës Franceze dhe Universitetit të Prizrenit

 

Në takim u diskutua edhe mundësia epërkrahjes së studentëve që dëshirojnë të studiojnë nëFrancë, shkëmbimin e stafit, etj...

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas