Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren
KD-ja të mërkurën në sallën e mbledhjeve përkatësisht në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, mbajti mbledhjen e radhës ku në mbledhje morën pjesë: prof. asoc. dr. Naser Bajraktari (kryesues), dr. sc. Hajrije Skrelje zv.kryesuese, prof. asoc. dr. Rifat Morina, dr. sc. Kushtrim Gashi, prof. ass. dr. Rifat Hoxha, prof. asoc. dr. Drita Krasniqi, prof. ass. dr. Ylli Kortoçi, Rektori, prof. asoc. dr. Ismet Temaj, Sekretari i Përgjithshëm Burim Berisha, Kryetari i Studentëve Milot Krasniqi dhe Zyrtari Ligjor në KD Abdullah Etemi dhe Përparim Abdullahu.
Këshilli Drejtues mbajti mbledhjen e radhës me këtë rend dite:
- 1. Shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës;
- 2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Këshillit Drejtues, të mbajtur më 29.12.2020;
- 3. Shyrtimi i shkresave drejtuar Këshillit Drejtues;
- 4. Shqyrtimi i Raportit mbi mbarëvajtjen e procesit mësimor gjatë kohës së pandemisë.
- 5. Shqyrtimi i Raportit për menaxhimin e situatës dhe zbatimin e masave parandaluese ndaj virusit Covid-19.
- Të ndryshme