KONKURS PËR ZGJEDHJEN E PERSONELIT AKADEMIK NË FAKULTETET E UNIVERSITETIT TË PRIZRENIT
28 Shtator 2014
KONKURS PËR ZGJEDHJEN E PERSONELIT AKADEMIK NË FAKULTETET E UNIVERSITETIT TË PRIZRENIT
Mbështetur në dispozitat e nenit 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, dispozitave të nenit 26 të Ligjit mbi Arsimin e Lartë të Kosovës Nr. 04/l-037, si dhe dispozitat e nenit 47 paragrafi 1.3 të Statutit, Senati i UPZ-së:
shpall
KONKURS TË BRENDSHËM
për zgjedhjen e personelit akademik në fakultetet e Universitetit të Prizrenit
I. FAKULTETI JURIDIK
1. Tetë (8) ligjërues nga Grupi i lëndëve ADMINISTRATIVO / KUSHTETUES,
( Fillet e së Drejtës, E Drejta Kushtetuese I, E Drejta Publike, E Drejta e Punës dhe Sigurimit Social, E Drejta Procedurale Administrative, Administrim Lokal, E Drejta Sociale).
2. Pesë (5) ligjërues nga grupi i lëndëve JURIDIKO- CIVILE
(E Drejta Private, E Drejta Civile, E Drejta e Pronësisë Intelektuale, E Drejta e Mbrojtjes së Konsumatorit, E Drejta Procedurale Civile II, E Drejta e Detyrimeve).
3. Tre (3) ligjërues nga grupi i lëndëve JURIDIKO PENALE
( E Drejta Penale II, E Drejta e Procedurës Penale II, Kriminologji)
4. Dy (2) ligjërues nga grupi i lëndëve JURIDIKO-NDËRKOMBËTAR
(E Drejta e Organizatave Ndërkombëtare, E Drejta Diplomatike Konsullore, E Drejta Ekologjike).
5. Dy (2) ligjërues nga grupi i lëndëve JURIDIKO- FINANCIARE
( E Drejta Biznesore, E Drejta Tregtare, E Drejta Bankare)
6. Katër (4) ligjërues nga grupi i LËNDËVE TË TJERA
(Historia e Shtetit Shqiptar dhe së Drejtës, Gjuha Angleze I, Kompetencat Ndërkulturore).
II. FAKULTETI EKONOMIK
1. Drejtimi Administrim Biznesi
a) Tre mësimëdhënës për lëndën Bazat e Kontabilitetit I
b) Tre mësimëdhënës për lëndën Hyrje në Ekonominë e Biznesit
c) Tre mësimëdhënës për lëndën Hyrje në Marketing
d) Tre mësimëdhënës për lëndën Hyrje në Sociologji
e) Tre mësimëdhënës për lëndën Matematika për Administrim Biznesi
f) Dy mësimëdhënës për lëndën E drejta Biznesore
g) Dy mësimëdhënës për lëndën Etika Biznesore dhe përgjegjësia sociale
h) Dy mësimëdhënës për lëndën Informatika Afariste
i) Dy mësimëdhënës për lëndën Kontabiliteti i Shpenzimeve
j) Dy mësimëdhënës për lëndën Raportimi Financiar
k) Dy mësimëdhënës për lëndën Sistemi i Raportimit Financiar
2. Drejtimi Menaxhment Ndërkombëtar
a) Tre mësimëdhënës për lëndën Gjuha Angleze I
b) Tre mësimëdhënës për lëndën Kontabiliteti I
c) Tre mësimëdhënës për lëndën Menaxhment dhe Organizim
d) Tre mësimëdhënës për lëndën Shkrimi Akademik
e) Dy mësimëdhënës për lëndën E drejta Biznesore
f) Dy mësimëdhënës për lëndën Gjuha Angleze III
g) Dy mësimëdhënës për lëndën Komunikimi i Tregut
h) Dy mësimëdhënës për lëndën Modelet e Kontratave Hyrëse
i) Dy mësimëdhënës për lëndën Shërbimet e Marketingut
j) Dy mësimëdhënës për lëndën Teknologjia Informative
k) Dy mësimëdhënës për lëndën Gjuha Angleze IV
l) Dy mësimëdhënës për lëndën Menaxhimi i Burimeve Njerëzore
m) Dy mësimëdhënës për lëndënZhvillimi në Karijerë
III. FAKULTETI I EDUKIMIT
I. Në Programin në gjuhën mësimore shqipe
1. Dy mësimdhënës të gjuhës angleze
2. Dy mësimdhënës për lëndet pedagogjike
3. Dy mësimdhënës për lëndet e psikologjise
4. Një mësimdhënës për lënden Bazat e shkencave natyrore me metodologji
5. Një mësimdhënës për lënden Artet figurative me metodologji
II. Në Programin në gjuhën mësimore turke
1. Tre mësimdhënës për lëndët pedagogjike
2. Një asistent për ushtrimet pedagogjike
3. Një mësimdhënës për lëndët gjuhe turke
4. Një mësimdhënës për lëndët letërsi turke
5. Një mësimdhënës për lëndët gjuhe angleze I-II
6. Një mësimdhënës për lëndët psikologjike
7. Dy mësimdhënës për lëndët informatike
IV. FAKULTETI I FILOLOGJISË
Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe
1. Një mësimdhënës i Gjuhës shqipe (për lëndën: Kulturë gjuhe)
2. Një mësimdhënës i Letërsisë shqipe (Për lëndët: Hyrje në shkencat e letërsisë dhe Letërsi popullore)
3. Një mësimdhënës i gjuhës angleze
4. Një asistent/e për grup lëndësh nga letërsia.
Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze
1. Një mësimdhënës i Gjuhës angleze (për lëndët: Dev. Comm. Comp. in Engl. I dhe Eng. Composition).
2. Një mësimdhënës i Letërsisë angleze (Për lëndën: Introduction to Theory of Literature)
3. Një mësimdhënës i gjuhës latine
Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane
1. Dy asistentë për këto lëndë:
Praktikë gjuhe – I – VI, Gjuhë e sotme gjermane
2. Një asistent për këto lëndë:
Hyrje në letërsinë gjermane
Letërsia gjermane I dhe II
3. Një asistent për këto lëndë:
Letërsia gjermane III dhe IV
Seminar në shkencën e letërsisë
4. Një asistent për këto lëndë:
Civilizimi dhe kultura gjermane I dhe II,
Hyrje në teknikën e punës së studimit të gjermanistikës,
5. Një asistent për këto lëndë:
Hyrje në didaktikë dhe metodologjinë e gjuhës gjermane
Hyrje në didaktikë dhe metodologjinë e gjuhës gjermane
Мetodat e aftësimit për mësimdhënie dhe njohurit e gjuhës gjermane
6. Një mësimdhës për këto lëndë:
Hyrje në gjuhë gjermane
Gramatika e gjuhës gjermane -Morfologji
Gramatika e gjuhës gjermane - Sintaksë
7. Një mësimdhës për këto lëndë:
Hyrje në linguistikë gjermane
Gramatika e gjuhës gjermane - Fonetikë
Gramatika e gjuhës gjermane V - Leksikologji
V. FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE
1. Një mësimdhënës për lëndët:
· Programimi për sisteme
· Kompjutimi mobil
· Web Gjuhët
· Verifikimi dhe Miratimi Softuerik
2. Një mësimdhënës për lëndët:
· Zhvillimi Softuerit 1, Zhvillimi i Softuerit 2, Skriptimi, Bazat e të Dhënave, Desing Patterns (Modeli Softuerik)
3. Një mësimdhënës për lëndët:
· Grup lëndësh nga inxhinieria softuerike,
· Grup lëndësh nga sistemet operative, menaxhim i sistemeve.
4. Një mësimdhënës për lëndët:
· Matematika 1, Matematika 2, Matematika për Shkencat Kompjuterike (TIT)
5. Një asistent për lëndët:
· Programimi për sisteme
· Kompjutimi mobil
· Web Gjuhët
· Verifikimi dhe Miratimi Softuerik
6. Një asistent për lëndët:
· Sensoret dhe Interfejset
· Modelimi dhe animacionet 3D
· Zhvillimi i lojrave
· Menaxhimi i Sistemeve Linux dhe Windows
VI. PËR MËSIM NË GJUHËN MËSIMORE BOSHNJAKE
1. Një mësimdhënës për gjuhë boshnjake
2. Një mësimdhënës të matematikës
3. Një mësimdhënës për grup lëndësh pedagogjike
4. Një mësimdhënës për grup lëndësh nga teknologjia e informimit (TIT)
5. Një mësimdhënës për grup lëndësh nga shkencat e natyrës
6. Një asistent për gjuhë dhe letërsi boshnjake
7. Një asistent për grup lëndësh nga matematika
8. Një asistent për gjuhë angleze
Zgjedhja e personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Statutit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.
1. Për vendin e punës mësimdhënës, kandidatët e interesuar duhet të kenë të përfunduar doktoraturën në lëmin përkatëse.
2. Për vendin e punës asistent, kandidatët e interesuar duhet të kenë të përfunduar studimet Master në lëmin përkatës dhe të jetë i regjistruar në doktoraturë (PhD) dhe të mos ketë ma shumë se 28 vjet.
Kandidatët që paraqiten në konkurs duhet t’i paraqesin këto dokumente: kërkesën me biografi (CV), kopjen e diplomës përkatëse të noterizuar (vërtetuar), certifikatën e lindjes, ndërsa, ata të cilët janë të punësuar në Fakultet tjera publike, duhet ta paraqesin edhe vendimin e zgjedhjes së fundit, dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale, si dhe informatat e tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për ata që aplikojnë.
Njohja e gjuhës angleze apo e ndonjë gjuhe tjetër të huaj është përparësi për aplikantët.
Kandidatët që kanë doktoruar ose kanë përfunduar studimet Master jashtë vendit duhet të sjellin edhe dëshmi për nostrifikimin e diplomës përkatëse nga MASHT-i.
Konkursi mbetet i hapur 5 (pesë) ditë nga dita e shpalljes, respektivisht deri më 29.09.2014, ora 16.00
Paraqitja e dokumenteve bëhet në zyrën e personelit në UPZ, nr. 306
Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato të pakompletuara – të pa nostrifikuara nga MASHT, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në faqen e internetit në këtë adresë:
http://www.uni-prizren.com
