Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Një delegacion nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren në vizitë zyrtare një javore në Northern Illinois University në Çikago – SHBA

13 Tetor 2014

 

Komunikatë për Medie

Një delegacion nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren sot nisë një vizitë zyrtare një javore në Northern Illinois University në Çikago – SHBA

 

Një delegacion nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren sot nisë një vizitë zyrtare një javore në Northern Illinois University në Çikago – SHBA. Delegacioni në përbërje të Prof. Dr. Zahadin Shemsidini, u.d. Rektor i UPZ-së, Prof. Dr. Fahredin Shabani, u.d. prorektor, Prof. Dr. Nuran Malta, u. d. prorektore për marrëdhënie me jashtë, msc. Adem  Sallauka, sekretar i përgjithshëm në UPZ dhe Nazli Tyfkegji, mësimdhënëse, gjatë javës do të kenë agjendë të ngjeshur ku do të takojnë menaxhmentin e këtij Universiteti prestigjioz dhe do të diskutojnë mundësinë e konkretizimit të bashkëpunimit. 

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Northern Illinois University në Çikago – SHBA, në muajin gushtë kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike. Kjo është njëra ndër marrëveshjet më të rëndësishme që ka arritur UPZ, përmes së cilës do të përfitojnë studentët dhe stafi akademik i Universitetit.

Prof. Dr. Paul R. Prabhaker, zëvendës rektor i NIU në Çikago të SHBA-së, me këtë rast pat theksuar se kjo është një marrëveshje për partneritet në mes të dy universiteteve e cila do të jetësohet që nga viti akademik 2014-2015 dhe përfshinë shkëmbimin e profesorëve dhe studentëve dhe organizimin e studimeve të përbashkëta. Ai bëri të ditur se një numër i studentëve nga UPZ do të ndjekin dy vite të studimeve në SHBA dhe dy vite në UPZ dhe se kjo mund të jetësohet që nga viti akademik vijues dhe se profesorë nga NIU dhe UPZ do të mund të mbajnë ligjërata në universitet partnere. “Jemi shumë të lumtur që e nënshkruam këtë marrëveshje. Ky është partneritet unik për universitetin tonë. Ne do ti vëmë të gjitha kapacitet tona pas kësaj marrëveshje të bashkëpunimit. Ne jemi krejtësisht të preokupuar që tu japim të gjitha mundësitë tona për studentët e UPZ-së dhe fakultetet tona. Këtë bashkëpunim e vlerësojmë si mundësi të rëndësishme për ne”, ka theksuar zëvendës rektori i NIU në Çikago të SHBA-së. Ai e ka falënderuar rektorin e UPZ-së për mikpritje siç u shpreh ai, në një Kampus të mrekullueshëm që ka UPZ.

Prof. Dr. Zahadin Shemsidini, u. d. Rektor i UPZ-së, theksoi se UPZ ka nënshkruar një marrëveshje me një Universitet shumë të rëndësishëm dhe është njëra ndër marrëveshjet më të rëndësishme dhe më me vlerë për Universitetin tonë. “Ngase në kuadër të kësaj marrëveshje do të kemi këmbim të studentëve dhe kuadrove. Ashtu siç jemi marr veshë mësimdhënësit do të shkojnë në Universitetin e Çikagos për avancime. Po ashtu edhe një numër i studentëve do të ndjekin studime në Universitetin e Çikagos. Kur të kryejnë studimet do të marrin diploma me logo dhe vula të dyfishta. Kjo është një arritje e madhe e Universitetit të Prizrenit”, theksoi ai, duke shtuar se marrëveshja do të jetësohet shumë shpejt, pasi që ka vullnet të mirë te të dyja palët.

 

Prizren, më: 13.10.2014                                                                                                           REKTORATI


<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas