Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj priti në një vizitë një delegacion nga Universiteti Bujqësor i Tiranës

30 Tetor 2014

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj,  të enjten ka pritur në një takim një delegacion nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Përfaqësuesit e këtij Universiteti fillimisht e uruan rektorin Vataj për marrjen e kësaj detyre duke i dëshiruar suksese në punë. Dekani i Fakultetit të Ekonomisë-Agrobiznes, Prof. Dr. Bahri Musabelliu, në këtë universitet, theksoi se “rektori Vataj është njeri i duhur në vend të duhur dhe se nuk dyshojnë në suksesin e tij”.

Rektori Vataj theksoi se në kuadër të shteteve të rajonit prioritet do t’i jep bashkëpunimit me universitetit e Shqipërisë, duke spikatur se është në interes të dy vendeve që ndajnë një kulturë dhe traditë, si vëllezër. Ai gjithashtu theksoi se prioritet për bashkëpunim do të kenë edhe shtetet amë të etnive që janë në Prizren dhe që janë pjesë e universitetit dhe që nuk dallohen për nga trajtimi në çdo aspekt, sepse Prizreni është qendër e kulturës, e traditës dhe e tolerancës në mes të grupeve etnike dhe kulturave të ndryshme.

Temë bosht e diskutimit në këtë takim ishte mundësia e konkretizimit të bashkëpunimit në mes të dy universiteteve, pasi që kohë më parë është nënshkruar një memorandum për bashkëpunim.

Rektori Vataj i njoftoi mysafirët nga Shqipëria se në vizionin e tij për të zhvilluar këtë Universitet është edhe themelimi i Fakultetit të Pyjeve dhe Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Teknologjisë Ushqimore dhe kërkojë ndihmën e tyre, si një universitet me traditë në Shqipëri, për të realizuar. Rektori Vataj theksoi se programet e tilla studimore do të ndikonin që potencialin dhe resurset e jashtëzakonshme që ka ky rajon të viheshin në funksion të zhvillimit ekonomik.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë-Agrobiznes, Prof. Dr. Bahri Musabelliu, e përgëzoi rektorin Vataj për këtë iniciativë, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme dhe i ofroi bashkëpunim të pa rezervë që kjo të realizohet. Ai theksoi se në këto fusha si universitet ata kanë përvojë të gjatë dhe mund të japin kontributin e tyre që Universiteti i Prizrenit të ketë programe studimi të njëjta.

Përfaqësuesit e Universitetit Bujqësor të Tiranës theksuan se programet që ata ofrojnë janë kompatibile me universitetet evropiane dhe se është një lehtësim për tu akredituar edhe në Kosovë, duke ditur faktin që kërkohet nga Agjencioni për Akreditim që programet e reja të jenë kompatibile me ato që ofrohen në shtetet e Bashkimit Evropian.

 

Prizren, më: 30.10.2014

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas