Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj kërkon nga autoritetet lokale që të ndikojnë që të ulet kostoja e udhëtimit në transportin publik, për studentë dhe profesorë

31 Tetor 2014

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Prof. Dr. Ramadan Muja, me kryesuesin e Kuvendit Komunal, z. Kujtim Gashin, disa drejtor komunal dhe bashkëpunëtorë të tjerë, të premten e ka vizituar Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, për të uruar Prof. Dr. Ramë Vatajn për marrjen e detyrës së rektorit të këtij universiteti. Rektori Vataj e falënderoi kryetarin Muja dhe bashkëpunëtorët e tij për vizitën dhe urimet dhe kërkoi nga ana e tyre që të vazhdojnë mbështetjen e këtij Universiteti si pushtet lokal në kapacitetin e tyre, në territorin  e të cilës komunë është i vendosur kampusi universitar. Ai i bëri me dije përfaqësuesve në pushtetin lokal se në vizionin e tij për menaxhimin e këtij universiteti ka paraparë edhe partneritetin me pushtetin lokal për të zhvilluar këtë universitet. Në bazë të kompetencave të autoriteteve lokale, rektori Vataj kërkoi që të gjenden hapësira të reja të përshtatshme ku mund të zgjerohet universiteti dhe të ndikojnë që të ulet kostoja e udhëtimit në transportin publik për studentët dhe profesorët. Rektori Vataj gjithashtu kërkojë që të krijohen lehtësira për studentët për qasje në institucionet kulturore të caktuara, nën autoritetin e komunës.

Kryetari i Prizrenit, Prof. Dr. Ramadan Muja, i cili ka qenë anëtar i ish-Bordit të Përkohshëm Qeverisës të këtij Universiteti pas themelimit, e përgëzoi rektorin Vataj për vizionin e tij për të zhvilluar këtë Universitetit dhe e siguroi se si pushtet lokal, në kapacitetin e tyre, do të ketë mbështetjen e pa rezervë për të quar përpara këtë Universitet. Ai theksoi se për çdo vjet komuna ndan nga 50 mijë euro për bursa për studentët që studiojnë në universitet publike, duke shtuar se në të ardhmen do të shtojnë këtë fond me qëllim që studentëve të dalluar dhe atyre nevojtar nga shtresat ndjeshme dhe që kanë kontribuar për këtë vend, tu lehtësojnë koston e studimeve. Kryetari Muja e siguroi rektorin Vataj se do të mbesin në kontakt për çdo kërkesë eventuale që do tu parashtrohet dhe se do të adresohet me kohë, duke theksuar se mbështetjen do ta ketë të pa rezervë.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas