Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj kërkon nga KEDS-i furnizim 24 orë me energji elektrike për UPZ-në

05 Nëntor 2014

Rektori  i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj të mërkurën ka pritur në një takim përfaqësuesit e KEDS-it në Prizren, nga të cilët ka kërkuar që të kujdesën që Universiteti të ketë furnizim me energji elektrike prej 24 orësh. Rektori Vataj theksoi se UPZ nga ana e tyre do të kryejë të gjitha obligimet në afat ligjorë që kjo të realizohet dhe kërkoi edhe nga ana e KEDS-it që të bëjë të njëjtën gjë. Drejtori i KEDS-it për Rajonin e Prizrenit, Vehbi Sofiu, pasi që e uroi rektorin Vataj për detyrën, duke i dëshiruar sukses në punë, e siguroi se do të diskutojnë çështjen me menaxhmentin qendrorë të KEDS-it dhe do të bëjnë ç’është e mundur nga ana e tyre që UPZ të ketë furnizim me energji elektrike pa ndërprerë sa më parë.

UPZ ka nënshkruar kohë më parë një momerandum mirëkuptimi me ish-KEK-un, për këtë çështje ndërsa tani pasi që kanë ndryshuar rrethanat në kompani sa i përket statusit, është parashtruar nevoja që të ripërtërihet marrëveshja ku do të vendoseshin detyrimet dhe obligimet e secilës palë që kjo të realizohet në një afat sa më të shpejtë.

Ndërkaq Rektori Vataj e potencoi faktin që zhvillimi normal i procesit mësimorë dhe të gjitha punët administrative është i lidhur ngushtë me furnizimin e rregullt me energji elektrike. Ai gjithashtu theksoi se ndërprerjet e energjisë elektrike kohëve të fundit janë reflektuar edhe në mbarëvajtjen e mësimit dhe kanë ndikuar në rritjen e shpenzimeve të Universitetit për furnizim me energji elektrike duke shfrytëzuar rrugët alternative të furnizimit me gjenerator.

Prizren, më: 05.11.2014

 

 

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas