Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj priti në një takim rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Vjenës

10 Nëntor 2014

Prof. Dr. Ramë Vataj, rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka pritur në një takim Prof. Dr. Arthur Mettinger, rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Vjenës, njëri nga universitetet me prestigjioze evropiane, me të cilin është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy universiteteve. Ky Universitet është edhe grand mbajtës i projektimit “Ngritja e autonomisë dhe llogaridhënies financiare në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë”, i financuar nga Komisioni Evropian përmes programit TEMPUS. Në takim ishte edhe drejtori i “Wus Kosova”, Bud Dedaj, një organizatë e cila ka dhënë kontribut të çmuar për zhvillimin e UPZ-në që nga themelimi.

Rektori Vataj pasi shprehi kënaqësinë e tij që pret në një vizitë rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Vjenës, një universitet prestigjioz dhe që është rektori i parë nga universitetet evropiane që takon në fillim të punës si rektor i UPZ-së, theksoi se kontributi i Austrisë në zhvillimin e arsimit të lartë në Kosova ka qenë i madh, për të cilën gjë shprehi falënderime ndaj shtetit austriak.

Rektori Vataj potencoi se është në interes të Universitetit të Prizrenit që të bashkëpunojë me një universitet të tillë, si në projekte të përbashkëta, kurikula,  shkëmbim të mësimdhënësve dhe studentëve etj., duke shtuar se UPZ mund të mësoj shumë nga përvoja shumëvjeçare e Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Vjenës.

Prof. Dr. Arthur Mettinger, rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Vjenës, e falënderoi rektorin Vataj për mikpritjen dhe gatishmërinë e shprehur për të bashkëpunuar. Ai theksoi se Universiteti të cilin e drejton është i gatshëm për të dhënë kontributin e vetë për zhvillimin e Universitetit të Prizrenit dhe për bashkëpunim në fushat e cekura. Ai shtoi se në të ardhmen do të takohen prapë dhe do të bisedojnë për konkretizimin e bashkëpunimit në fushat përkatëse.

Në fund të vizitës rektori Mettinger me bashkëpunëtor vizitoi sektorin e financave në Administratën e UPZ-së ku takoi personelin përkatës dhe u njoftua me ambientet e punës në këtë sektor.

Prizren, më: 10.11.2014

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas