Këshilli Drejtues zgjodhi tre prorektorët e UPZ-së
12 Nëntor 2014
Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në mbledhjen e mbajtur më 12.11.2014, me votim unanim ka zgjedhur tre prorektorët, në përputhje me dispozitat e nenit 36 të Statutit të Universitetit.
Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, është zgjedhur Prof. Ass. Dr. Malush Mjaku, Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof. Ass. Dr. Florie Govori, ndërsa Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, Profesor Sadik Idriz. Me këtë vendim të Këshillit Drejtues është kompletuar menaxhmenti i Universitetit, që udhëhiqet nga Rektori, Prof. Dr. Ramë Vataj.
Me këtë rast, Kryetari i Këshilli Drejtues të UPZ-së, Prof. Dr. Avdulla Aliu, u uroi suksese dhe përkushtim në punë prorektorëve të universitetit.
Prizren, më: 12.11.2014
