Rektori Vataj priti në një vizitë Andin Hotin, djalin e Ukshin Hotit
22 Nëntor 2014
Prof. Dr. Ramë Vataj, rektor i Universitetit “Ukshin Hoti”, ka pritur në një vizitë, Andin Hotin, djalin e intelektualit dhe atdhetarit Ukshin Hoti, emrin e të cilit e mbanë ky universitet.
Andin Hoti e uroi Rektorin Vataj për pozitën duke i dëshiruar suksese në punë. Me këtë rast ai theksoi se Universiteti që mbanë emrin e babait të tij tashmë ka marrë një rektor i cili përpos vlerave akademike e intelektuale i ka edhe vlerat atdhetare, duke marr parasysh që vjen nga një familje që ka dhënë shumë për këtë vend. Ndërkaq, Andini i dhuroi rektorit Vataj fotografinë e babait të tij, Ukshin Hoti.
Rektori Vataj e falënderoi Andin për vizitën dhe urimet. Ai theksoi se është motiv për punën e tij si rektor emri që e mban ky Universitet dhe se do të punoj që ky Universitet të nderoj emrin e intelektualit dhe atdhetarit Ukshin Hoti, i cili pos që ka qenë një atdhetar i dëshmuar me sakrificën e tij që ka bërë për vendin, është një intelektual dhe akademik nga universitetet më prestigjioze botërore.
Prizren, më: 22.11.2014
