Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Profesori nga universiteti gjerman mban ligjëratë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

24 Nëntor 2014

Prof.dr. Mario de Matteis, profesor në Universitetin e Bochum-it (Ruhr-Universität Bochum) Gjermani, që përmes Fondacionit Herder jep mësim në Universitetin e Elbasanit dhe Universitetin e Tiranës, mbajti një ligjëratë në Universitetin“Ukshin Hoti” në Prizren, me temë: Mësimi i integruar i gjuhëve të huaja dhe lëndëve profesionale (Content and Language Integrated Learning- CLIL).

Profesori pasqyroi  “Politikën e Bashkimit Evropian për mësim të gjuhëve të huaja” dhe studimin paralel të dy drejtimeve me kombinim të një gjuhe të huaj dhe një drejtim tjetër profesional.

U theksua pilot projekti shqiptaro-gjerman i një shkolle të tillë në Gjimnazin “Sami Frashri” në Tiranë, që është filluar para 7 vitesh, ku mësimi i vetëm disa lëndëve profesionale mbahet në gjuhë të huaj.

Kjo përvojë e vendeve gjermanofone mund të bartet edhe në vendet albanofone.

Një shembull i tillë mund të ndiqet prej ndonjë gjimnazi të Prizrenit apo të ndonjë qyteti tjetër në Kosovë.

Ky është trendi i studimit në vendet e Bashkimit Evropian dhe kjo  mënyrë e studimit u mundëson të diplomuarve që të sigurojnë më lehtë vende pune.

Është e rekomandueshme që edhe universitetet e rajonit të zhvillojnë kurrikula për të ofruar mundësinë që njëkohësisht të studiohen dy drejtime.

Profesor Mario prezantoi edhe konferencat dhe botimet e shumta që ka bërë kohëve të fundit, duke i përmbledhur këto në bibliografinë “Albanische Universitätsstuidien – Stuidienbibliographie”, me mbi 200 kontribute shkencore, botuar në disa libra të ndryshëm.

Veçojmë këtu botimin e Konferencës ndërkombëtare për themeluesin e albanologjisë, Johann Georg von Hahn,  me rastin e 200-vjetorit të lindjes, botuar në vitin 2012, si dhe shumë konferenca dhe botime të tjera në fushë të albanologjisë dhe gjermanistikës.

Ligjërata u ndoq me shumë vëmendje nga studentët dhe mësimdhënësit e Degës së Gjuhës dhe Letërsisë gjermane. Në fund të saj u debatua për këto tema me interes në procesin e studimit dhe përgatitjen profesionale, për modernizim të kurrikulave etj.

Profesor Mario de Matteis u prit edhe nga rektori prof.dr. Ramë Vataj, ku u bisedua për projekte konkrete evropiane në kuadër të programit „Horizont 2020, pjesë e të cilëve do të jetë edhe Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Profesor Mario de Matteis ishte i ftuar nga prof. dr. Izer Maksuti, mësimdhënës në Universitetin e Tetovës, por që nga themelimi është profesor edhe në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë gjermane në universitetin tonë.

Ai na foli edhe për projekte tjera të Gjermanistikës në UPZ, si ky i Lektoratit austriak, pjesë e OEAD – Shërbimit Austriak për Shkëmbim Akademik; një lektore austriake tanimë jep mësim në këtë Degë, si dhe për miratimin e projektit nga DAAD - Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik, për një asistent të gjuhës nga DAAD  prej vitit të ardhshëm, për zhvillimin e kurrikulës së re etj.

Profesor Maksuti theksoi edhe planifikimin akademik të Degës, për faktin që gati i gjithë stafi akademik i gjermanistikës në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”  ka studiuar në Austri dhe Gjermani. Ai përmendi edhe plane e projekt-ide të tjera  nga Dega dhe  Fakulteti i Filologjisë, si  Qendra e Gjuhëve të huaja etj.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas