Rektori Vataj uron të gjithë shqiptarët për Festën e 28 Nëntorit
27 Nëntor 2014
Prof. Dr. Ramë Vataj, Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, uron studentët, stafin akademik dhe administrativ të Universitetit dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë për Festën e 28 Nëntorit, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe Ditën e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
28 Nëntori është ditë e shenjtë dhe datë emblematike në memorien e kombit tonë që përmbledh aspiratat për liri dhe bashkim. Kjo festë na bashkon të gjithë shqiptarëve, nën hijen e flamurit kuq e zi, për të kujtuar rrugën që e kemi kaluar deri më sot, gjakun e dëshmorëve të rënë dhe brezat e tërë që janë sakrifikuar për liri.
Dita e Flamurit sivjet na gjen më të bashkuar se kurrë në rrugëtimin tonë për Evropë, ku të gjithë shqiptarët do të jenë bashkë.
Urime Festa e Flamurit!
Me nderime,
Prof. Dr. Ramë Vataj
Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren
