Rektori Vataj shpërndan diplomat e para në UPZ
16 Janar 2015
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të premten, bëri shpërndarjen e diplomave të para për studentët e diplomuar të UPZ-së. Rektori Vataj me këtë rast theksoi se është nder dhe privilegj për të që po bënë shpërndarjen e diplomave të para për studentët e këtij Universitetit. Ai u kërkoi falje studentëve të diplomuar për vonesat në shpërndarjen e diplomave, duke theksuar se kjo deri më tani ka ndodhur për shkaqe teknike. Diplomat tjera do të shpërndahen ditëve në vijim në bazë të orarit që do të publikohet së shpejti.






