Rektori Vataj dhe kryetari i Parlamentit të Studentëve Gashi, po qëndrojnë në Edinburgh
17 Shkurt 2015
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, bashkë me kryetarin e Parlamentit Studentor në UPZ, Nehat Gashi po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Edinburgh.
Vizita financohet nga Komisioni Evropian në kuadër të projektit për themelimin e Unionit Nacional të Studentëve në Republikën e Kosovës, ku partner në këtë projekt krahas UPZ-së janë edhe Universiteti i Prishtinës dhe ai i Pejës, MASHT, Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe Wus-Kosova.
Aktualisht është duke u punuar në draftimin te Statutit të Unionit Nacional Studentor, ku kontribut të rëndësishëm kanë dhënë edhe përfaqësuesit e UPZ-së, Rektori Vataj dhe kryetari i PS, Nehat Gashi.
Për nesër është e parapare edhe një vizitë në zyret e Parlamentit Nacional të Studenteve të Skocisë.
