Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj viziton Universitetin e Innsbruck-ut në Austri

25 Shkurt 2015

Prof. Dr. Ramë Vataj, Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren gjatë vizitës që po zhvillon në Gjermani e Austri, në kuadër të angazhimeve për afirmimin ndërkombëtar të Universitetit, është takuar me Rektorin e Universitetit të Innsbruck-ut, Prof. Dr. Dr.h.c.mult. Tilmann Märk. Në takim është diskutuar për bashkëpunim në fushat akademike, ku së shpejti pritet të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit, e cila do të realizohet në Prizren, gjatë vizitës që menaxhmenti i këtij universiteti do të zhvillojnë në UPZ.

Bashkëpunimi me këtë universitet për UPZ-në është një arritje e madhe dhe mundësi e mirë për të përfituar nga përvoja, duke marr parasysh se Universiteti i Innsbruck-ut ka nxjerr 4 Nobelista.

Rektori i Universitetit të Innsbruck-ut premtoi mbështetje të pa rezervë për konsolidimin e mëtutjeshëm të UPZ-së përmes ofrimit të përvojës, dërgimit të profesorëve vizitorë në UPZ për ligjërim në nivelin Master, bashkëpunimit për realizimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të programit ERASMUS. Rektori i këtij universiteti prestigjioz austriak gjithashtu premtoi ofrimin e dy bursave për studentë të UPZ-së në nivelin Master në Universitetin e Innsbruck-ut.

Pjesë e delegacionit të UPZ ishte edhe Prof. Ass. Bashkim Zahiti, profesor në UPZ, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Drejtues, një kuadër që vjen nga universitetet prestigjioze evropiane.


Objektiv i Rektorit Vataj është edhe avancimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mobiliteti i personelit të universitetit dhe studentëve. Rektori Vataj krahas konkretizimit të realizimit të marrëveshjeve të deritanishme me universitetet ndërkombëtare në regjion dhe më gjerë, synon edhe lidhjen e marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit me universitetet e ndryshme evropiane.

Prizren, më: 25.02.2015

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas