Rektori Vataj po viziton Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Vjenës
30 Mars 2015
Rektori Vataj po viziton Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Vjenës
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj po zhvillon një vizitë zyrtare në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Vjenës(FH Campus Wien). Gjatë së hënës rektori Vataj i shoqëruar edhe nga Prof. Ass. Dr. Artan Dermaku, dekan i FSHK-së dhe Prof.Ass. Dr. Xhevahir Bajrami mësimdhënës në FSHK është takuar me Prof. DI Johann Walzer - Udhëheqës i Programit Teknologjia e Informacionit dhe Telekomunikacionit dhe Wolfgang Sunder - Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë.
Në takim është biseduar për format e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të FH Campus Wien dhe UPZ-së, sidomos në aspektin e krijimit të programeve të përbashkëta, të mobilitetit të profesorëve dhe mundësisë që studentët tanë të vazhdojnë studimet në këtë Universitet. Nga ana e nikoqirit është treguar gatishmëri që mësimdhënësit e FH Campus Wien të mbajnë ligjërata në UPZ si dhe anasjelltas që profesorët e UPZ-së të mbajnë ligjërata në këtë Universitet si mësimdhënës mysafir.
Gjithashtu profesorët nga UPZ u njoftuan se veç është bërë kërkesë nga FH Campus Wien për projekte ERASMUS që të aprovojnë fonde për qëllime të ngjashme sidomos të mundësojnë studentëve nga Ballkani të studiojnë në Vjenë, ku përparësi do të kenë ata nga UPZ .
Takimi ishte shumë i suksesshëm dhe së shpejti ato do të formalizohen edhe marrëveshje bashkëpunimi.
Prizren, më 30.03.2015
