Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj viziton Universitetin Bujqësor të Tiranës

29 Prill 2015

Prof. Dr. Ramë Vataj, Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, i shoqëruar nga zv.Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Dr. Sc. Bekim Gashi dhe bashkëpunëtor të tjerë, të mërkurën ka vizituar Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku është takuar me rektorin e këtij Universiteti, Prof. Dr. Fatos Hajrizaj, Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Prof. Dr. Bahri Musabeliu dhe me dekanin e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Prof. Dr. Renata Kongoli. Në takim është diskutuar për konkretizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit që është nënshkruar kohë më parë në mes të këtyre dy Universiteteve, në hartimin e programeve të reja, shkëmbimin e stafit dhe të studentëve në fushat e veçanta, sidomos me fakultetet e sipër cekura.

Universiteti Bujqësor i Tiranës, është qendra e vetme në Shqipëri e formimit universitar, pasuniversitar, kërkimit shkencor, trajnimit dhe e ekstensionit në fushën e bujqësisë dhe ushqimit (Agronomi, Hortikulturë e Mbrojtje Bimesh, Ekonomi dhe Politikë Agrare, Agromjedis dhe Ekologji, Teknologji Agroushqimore, Zootekni dhe Biznes Blegtoral, Akuakulture dhe Menaxhim Peshkimi, Inxhinieri Pyjore, Përpunimi i Drurit dhe Mjekësi Veterinare etj.) I krijuar më 1 nëntor 1951 si Institut i Lartë Bujqësor (ILB), me statusin e një Universiteti, me 1991 u emërtua Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT).

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas