Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Bursës - Turqi

14 Maj 2015

 

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Bursës – Turqi. Marrëveshja për bashkëpunim  dhe protokolli për pjesëmarrjen në programin e shkëmbimit akademik “Mevlana” është nënshkruar të enjten në Prizren nga Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe  prorektori i këtij universiteti , Prof. Dr. Mehmet Çopur. Në takim ishte edhe Dr. Sc. cand.   Soner Yildirim , udhëheqës i departamentit të Gjuhës Turke në Fakultetin e  Edukimit në UPZ.

Marrëveshje është lidhur për bashkëpunim për shkëmbimin e studentëve, profesorëve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në fushat akademike.

Përfaqësuesit e të dy universiteteve e vlerësuan shumë të rëndësishme nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

Rektori Vataj me këtë rast theksoi se e ka prioritet bashkëpunimin me universitetet turke pasi që në UPZ krahas gjuhës shqipe dhe boshnjake organizohen studimet edhe në gjuhën turke në disa drejtime. Ai theksoi se ka përpjekje që të hapen drejtime të reja në gjuhën turke, në mënyrë që të rinjtë që përfundojnë shkollimin parauniversitar të kenë mundësi të vijojnë studimet universitare në gjuhën e tyre në Prizren.

Prof. Dr. Mehmet Çopur, Prorektor në Universitetin e Bursës theksoi se ata janë të interesuar të bashkëpunojë me Universitetin në fushat e interesit të përbashkët dhe mund të ofrojnë përvojën e tyre në aty ku UPZ e sheh të nevojshme dhe të marrin përvojën e UPZ ku ata kanë nevojë.

 

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas