Në UPZ u mbajt Konferenca me temë: Standardet dhe Udhëzimet Evropiane në Arsimin e Lartë"
20 Maj 2015
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën është mbajtur Konferenca me temë: Standardet dhe Udhëzimet Evropiane në Arsimin e Lartë", organizuar në kuadër të projektit të EUREQA të Programit TEMPUS. Në këtë konferencë janë diskutuar çështje që lidhen me sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, veçanërisht në kontekstin kombëtar.
Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, e bëri hapjen e kësaj konferenceje duke e cilësuar si eveniment të rëndësisë së veçantë për universitetin dhe më gjerë.
Ndërkaq ligjërues në këtë konferencë ishte edhe Tia Loukkola, Drejtore për Zhvillim Institucional në Asociacionin e Universiteteve Evropiane. Prezantimi i sajë ishte i fokusuar në rishikimin e ESG-së, elementet e reja dhe pasojat. Ndërkaq me theks të veçantë në ndikimin për sigurimin e cilësisë në Kosovë, u ndal Ferdije Zhushi, kryetare e Bordit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.
Kurse rreth Inkurajimit të procesit të zhvillimit të kurrikulave në bazë të rezultateve të të nxënit dhe mësimi kërkimore në institucionet private të arsimit të lartë të Kosovës, prezantoi Alfred Marleku, Menaxher i Projektit, ËUS Kosova.
Ndërkaq, po ashtu një ligjëratë mjaft përmbajtjesore me temë: Harmonizimi i kurrikulave me tregun e punës, e mbajti Prof. Dr. Hysen Bytyqi, Këshilltar Politik në Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë.
