Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Universiteti i Prizrenit arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Ljublanës

08 Qershor 2015

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti i Ljublanës kanë lidhur marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike. Marrëveshja përkatëse është nënshkruar të hënën në mes të Rektorit të UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe Rektorit të Universitetit të Ljublanës, Prof. Dr. Ivan Svetlik, gjatë vizitës që po zhvillon në këtë universitet një delegacion nga UPZ, pjesë e së cilit është edhe Dr. Bekim Gashi, zv.Kryesues i KD-së dhe Dr. Sadik Idrizi, Prorektor për Marrëdhënie me Jashtë. Në takimin ishte prezent edhe prorektorja e UL-së, Tanja Mihalic dhe znj. Katja Cerjak, drejtoreshë e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë.

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit, është diskutuar të realizohet dërgimi i studentëve dhe stafit të ri akademik në studimet të nivelit Master gjegjësisht të Doktoraturës, si dhe mundësinë e konkurrimit në projekte ndërkombëtare në fusha përkatëse të interesit të përbashkët. Gjithashtu është diskutuar mundësia e konkretizimit të marrëveshjes në programet e reja, të cilat jemi duke i përgatitur ne si UPz, sidomos në themelimin e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.

Në vazhdën e konkretizimit të kësaj marrëveshje, delegacioni nga UPZ është takuar edhe me dekanin e Fakultetit Bioteknik, prof. Davorin Gazvoda dhe prodekanët prof. Miha Humar dhe prof. Igor Potocnik. Pas informatave rreth programeve studimore, dekani i fakultetit ka ofruar edhe kurikulat origjinale për Shkencat e Pyjeve si dhe për Shkencat e Ushqimit dhe të Ushqyerit. Gjithashtu është arritur pajtueshmëri që kohë pas kohe të dërgojnë profesorë për lëndët specifike për të mbajtur ndonjë ligjëratë në këto programe. Gjithashtu u bisedua edhe për mundësinë e vizitës së studentëve të këtyre programeve nga UPZ në Fakultetin Bioteknik në Ljubljane.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas