Rektori Vataj takoi Gökhan Yağcı, përfaqësues i shoqatës kulturore dhe arsimore turke në Prizren “Yunus Emre”
18 Shtator 2015
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, ka pritur në një takim përfaqësuesin e shoqatës kulturore dhe arsimore turke në Prizren “Yunus Emre”, zotëri Gökhan Yağcı.
Temë bosht në këtë takim ishte mundësia e bashkëpunimit në organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore e artistike dhe për mundësinë e organizimit të kurseve për mësimin e gjuhës turke nga studentët e UPZ-së, të cilët do të mund të vijonin studimet në universitetet në Turqi. Gjithashtu UPZ shprehi gatishmërinë për ofrimin e hapësirave për këtë shoqatë për organizimin e aktiviteteve kulturore e arsimore.
