Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj dhe kryesuesi Gashi zhvilluan një vizitë të frytshme në Universitetin Ca’ Foscari di Venezia në Itali

28 Shtator 2015 Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe Kryesuesi i Këshillit Drejtues Dr. Sc. Bekim Gashi, të hënën kanë zhvilluar një vizitë në Universitetin Ca’ Foscari di Venezia në Itali, të shoqëruar edhe nga Msc. Festim Tafolli, student i këtij universiteti, ku janë pritur nga struktura të larta drejtuese të këtij Universiteti prestigjioz evropian.

Në parim gjatë kësaj vizite u arrit pajtueshmëri për shkëmbimin e studentëve nga UPZ dhe Universiteti Ca’ Foscari di Venezia, në veçanti atyre të programeve studimore të ekonomikut; Krijimi i një “Joint Diplome”(Diplomë e përbashkët) me këtë universitet e në veçanti për programin Master në Turizëm dhe Trashëgimi Kulturore; Ardhjen në UPZ të disa profesorëve nga Universiteti Ca’ Foscari di Venezia për mbajtjen e një cikli ligjëratash; Studimet PhD për stafin e UPZ në Universitetin Ca’ Foscari di Venezia; Aplikim të know-how që është krijuar/ndërtuar në shekuj të tera në Universitetin e Venedikut, në Universitetin e Prizrenit si realitet mw i ri por me një strategji afatgjate të konsoliduar dhe ambicioze.

Ndërkaq, ata fillimisht janë takuar me zv. Rektorin e këtij universiteti Prof. Tiziana Lippiello dhe prof. Tiziano Vescovi. Në këtë rast, rektori Vataj foli rreth të arriturave dhe sfidave të Universitetit “Ukshin Hoti” dhe për çështjet  specifike që e karakterizojnë universitetin tonë. Edhe kryesuesi Gashi e elaboroi strukturën organizative të universitetit dhe mënyrën e menaxhimit të tij, dhe foli rreth punës që po bëhet për themelimin e fakultetit të ri në kuadër të UPZ-së. Rektori Vataj kërkoi që të konkretizohet bashkëpunimi me Universitetin Ca’ Foscari di Venezia e në veçanti rreth mundësisë së bashkëpunimit për programet e studimit “Joint Diploma” në fushën e Turizmit dhe Trashëgimisë kulturore meqë edhe Prizreni është një qytet mjaft me vlera të larta kulturore. Kurse zv. Rektorja Lippiello ofroi gatishmërinë për bashkëpunim rreth kësaj mundësie studimi. Gjatë këtij takimi gjithashtu u diskutua edhe për shkëmbimin e studentëve, stafit akademik dhe aplikimin për projekte të përbashkëta shkencore. Në fushën e shkëmbimit të studentëve parimisht u dakorduan që për çdo vit akademik nga UPZ të dërgohen 3-5 studentë të programeve nga fusha e ekonomisë për një semestër apo një periudhë kohore të caktuar në këtë universitet, ndërsa nga Universitetin Ca’ Foscari di Venezia gjithashtu të dërgohen 3-5 nga dega e gjuhës Shqipe për vizitë studimore në Fakultetin e Filologjisë pranë UPZ. Gjithashtu u dakorduan që me kërkesën e UPZ të organizohet një seri e leksioneve nga profesorët e Universitetit Ca’ Foscari di Venezia për studentët e UPZ-së. Pas përfundimit të vizitës në Rektorat, vizita vazhdoi edhe në Fakultetin e Menaxhmentit ku patën rastin të takohen me Presidentin e kësaj njësie akademike, prof. Chiara Saccon dhe drejtorët e programeve prof. Giovanna Trevisan dhe prof. Giorgio Bertinetti, edhe nga u konfirmua interesimi për bashkëpunim dhe në parim u morën vesh që të finalizohet një marrëveshje në lidhje me pikat e sipër përmendura.

Në fund Rektori Vataj i falënderoj për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ofruar nga ta si dhe i ftoi për një vizitë në UPZ ku edhe do të finalizohen këto çështje.

 

Sigurisht që UPZ, në kuadër të këtij bashkëpunimi që veç po starton, do të ketë benefite të mëdha në një afat  të shkurt/mesëm dhe sidomos në strategjinë afatgjate.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas