Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Ekonomisti dhe biznesmeni nga Turqia me prejardhje nga Kosova, Hayri Içli Kelmendi, mbajti ligjëratë në UPZ

26 Tetor 2015

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka mbajtur ligjëratë me temë "Investimet e huaja në Kosovë dhe nevoja e një tregu të përbashkët shqiptarë", ekonomisti dhe biznesmeni nga Turqia,  Hayri Içli Kelmendi, i cili është me prejardhje nga Kosova. Fillimisht ai u takua me Prof. Dr. Ramë Vataj, Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, i cili e falënderoi atë për vizitën dhe për gatishmërinë për të mbajtur këtë ligjëratë para studentëve të UPZ-së. Ata shprehën gatishmëri që bashkëpunimi në këtë kuadër të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Ligjërata e ekonomistit dhe biznesmenit të suksesshëm nga Turqia nxiti kureshtjen e studentëve të drejtësisë dhe të ekonomisë në UPZ. Në ligjëratën e tij, ai theksoi se cilat janë parakushtet nga investitorët që kërkojnë të plotësohen nga vendi ku mund të investohet, duke theksuar ndër të tjera, duke filluar nga shteti demokratik ku mbizotëron drejtësia, pastaj ekonomia liberale, barazia e plotë e ndërmarrjeve të huaja me ato vendore, ekzistimi i një vizioni, strategjie dhe plani të qëndrueshëm për zhvillim  shoqëroro ekonomik të vendit.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas