Rektori Vataj po qëndron në një vizitë zyrtare në SHBA
28 Tetor 2015
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, po qëndron në SHBA me ftesë zyrtare nga Lilburn GA. Kosovo HOPE. Kjo vizitë ka synim të krijojë një marrëveshje përmes Georgia Gwinnet College me Universitetin e Prizrenit, në kuadër të këmbimit te studentëve. Rektori Ramë Vataj, do të qendrojë një jave në SHBA dhe do të takoj gjithashtu nxënësit dhe studentët, që tashmë janë atje përmes projekteve të “Kosovo HOPE”.
Ai gjithashtu do takohet me stafin e GGC dhe me Kryetarin e Lilburnit z. Johnny Crist dhe me Grace Atlanta.
