Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Kryesuesi i Këshillit Drejtues të UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi priti në një takim Sekretaren e Seksionit të Shkencave Natyrore në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Akad. Prof. Dr. Efigjeni Kongjika

29 Tetor 2015

Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Dr. sc. Bekim Gashi, dhe Prorektori për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Malush Mjaku, të ënjtën kanë pritur në një takim Akad. Efigjeni Kongjika Sekretare e Seksionit të Shkencave Natyrore në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ku është diskutuar për mundësin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

 

Kryesuesi Gashi e falënderoi Akad. Konigjika për vizitën dhe për gatishmërinë e shprehur për të bashkëpunuar me UPZ-në dhe përfshirjen e këtij institucioni në aktivitete shkencore me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, që do t’i kontribuoj afirmimit të UPZ-së duke marr përvojat më të mira nga ky institucion në Shqipëri. Akad. Kongjika bëri të ditur se në konferencën që do të mbahet më 3 Dhjetor 2015 është i ftuar Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe Dr. Bekim Gashi qe të marrin pjesë në cilësinë e bashkorganizatorëve në këtë konferencë shkencore. Ndërkaq Akad. Kongjika shprehi kënaqësinë që gjendet në UPZ dhe për faktin që edhe UPZ po përfshihet në këtë konferencë të rëndësishme shkencore në Tiranë dhe u shpreh e gatshme që në të ardhmen të mbështes UPZ-në në çfarëdo forme.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas