Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj shpallet "Qytetar Nderi" i qytetit të Liburn GA në Georgia të SHBA-së
01 Nëntor 2015
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, po vazhdon vizitën e frytshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të premten ai është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i qytetit Liburn GA në Georgia. Certifikata përkatëse ju dhurua nga kryetari i komunës z. Johnny Chirst dhe z. Berat Gegaj nga organizata “Kosovo HOPE”, organizator i këtij udhëtimi. Me këtë rast rektori Vataj në fjalën e tij para asamblistëve të kësaj komune, shprehi falënderimet e tij të përzemërta për këtë nder të madh që i është bërë atij dhe Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.
Në ndërkohë Rektori Vataj ka takuar edhe përfaqësues të policisë së kësaj komune dhe gazetarë nga Atlanta.
Rektori Vataj falënderoi z. Berat Gegaj nga “Kosovo HOPE” dhe kryetarin e Komunës së Lilburn z. Johnny Crist për kontributin e dhënë për vite me radhë në këmbimin e nxënësve dhe studentëve kosovarë.
