Rektori Vataj priti në takim përfaqësuesit e KFOR - LMT Zviceran
17 Nëntor 2015
Rektori Vataj priti në takim përfaqësuesit e KFOR - LMT Zviceran
Prof. Dr. Ramë Vataj rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR - LMT Zviceran, të kryesuar nga znj. Egzona Gagica
Rektori Vataj i njoftoi përfaqësuesit LMT-së, për të arrirat dhe sfidat e UPZ-së dhe palët që ka për zhvillimin e këtij universiteti.
Znj. Gagica e njoftoi Rektorin Vataj për natyrën e punës së tyre dhe për angazhimet që kanë si KFOR zviceran.
Të dy palët e pajtuan që të vazhdojnë me bashkëpunim në të ardhmen.
