Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj uron të gjithë shqiptarët për Festën e 28 Nëntorit

26 Nëntor 2015

Rektori Vataj uron të gjithë shqiptarët për Festën e 28 Nëntorit


Prof. Dr. Ramë Vataj, Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, uron studentët, stafin akademik dhe administrativ të Universitetit dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë për Festën e 28 Nëntorit, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar,

Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe Ditën e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

28 Nëntori është ditë e shenjtë dhe datë emblematike në memorien e kombit tonë që përmbledh aspiratat për liri dhe bashkim. Kjo festë na bashkon të gjithë shqiptarëve, nën hijen e flamurit kuq e zi, për të kujtuar rrugën që e kemi kaluar deri më sot, gjakun e dëshmorëve të rënë dhe brezat e tërë që janë sakrifikuar për liri.

Dita e Flamurit sivjet na gjen më të bashkuar se kurrë në rrugëtimin tonë për Evropë, ku të gjithë shqiptarët do të jenë bashkë.

Urime Festa e Flamurit!

Me nderime,

Prof. Dr. Ramë Vataj

Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas