Rektori Vataj dhe Kryesuesi Gashi marrin pjesë në simpoziumin shkencor në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë
01 Dhjetor 2015
Më 3 dhjetor në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë(ASHK), në sallën “Aleks Buda”, mbahet Simpozium me temë “ "Kulturat in vitro- nga kërkimi shkencor drejt tregut. Nevoja e Krijimit të Rrjetit Virtual të Biocenologjisë Bimore". Universiteti “Ukshin Hoti” është bashkë organizator i këtij simpoziumi shkencor nga Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike të ASHK. Një fjalë përshëndetëse me këtë rast do ta mbajë edhe Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, ndërsa në Komitetin Shkencor të këtij simpoziumi bënë pjesë edhe Dr. Sc. Bekim Gashi, Kryesues i Këshillit Drejtues të UPZ-së. Për Universitetin “Ukshin Hoti”, si universitet i ri, pjesëmarrja si bashkë organizator në këtë simpozium të këtij niveli është arritje e madhe, që është si rezultat i punës me përkushtim të menaxhmentit dhe të gjitha organeve drejtuese drejt afirmimit në të gjitha fushat.
