Ambasadori i Austrisë Mag. Gernot Pfandler ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti”
03 Dhjetor 2015
Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Mag. Gernot Pfandler të enjten ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ku është pritur nga Prorektori për marrëdhënie me Jashtë, Dr. Sc. Sadik Idrizi dhe nga dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Ass. Dr. Arifi Rizaj. Me këtë rast ambasadori austriak ka mbajtur edhe një ligjëratë para studentëve të UPZ-së.
