Urimi i Rektorit Vataj për festat e fundvitit
24 Dhjetor 2015
Prof. Dr. Ramë Vataj, Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, , të gjithë besimtarëve të krishterë ua uron Krishtlindjet, duke u lutur për paqe, lumturi dhe mirëqenie në familjet e tyre. Njëkohësisht rektori Vataj të gjithë qytetarëve dhe në veçanti studentëve, profesorëve dhe stafit administrativ të UPZ-së ua uron Vitin e Ri 2016, duke u dëshiruar shëndet dhe realizimin e të gjithë aspiratave të tyre në të gjitha sferat e jetës në vitin që po hyjmë.
