Konstituohet Komisioni Zgjedhor për Zgjedhjet Studentore në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren
04 Mars 2016
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të premten është bërë konstituimi i Komisionit Zgjedhor për Zgjedhjet Studentore të cilat do të mbahen më 17.05.2016. Mbledhjen konstituive e udhëhoqi Dr. Sc. Bekim Gashi, Kryesues i Këshillit Drejtues të UPZ-së. Me këtë rasti Gashi i uroi punë të suksesshme Komisionit Zgjedhor duke i ofruar mbështetje të plotë nga ana e Këshillit Drejtues për çdo kërkesë që adresohet dhe paqartësi eventuale që paraqitet. Ai kërkoi që gjithçka të publikohet me kohë në ueb faqen zyrtare që të kemi një proces transparent. Kryesuesi Gashi theksoi se, ashtu siç e parasheh Rregullorja do të bëhet plotësimi i Komisionit Zgjedhor me përfaqësuesit e organizatave studentore në kohën e duhur. Ai kukoi nga KQZ gjithashtu që të respektohet në përpikëri dinamika zgjedhore e përcaktuar nga Këshilli Drejtues në mënyrë që të mos çrregullohet procesi.
Në këtë mbledhje u konfirmua me votim unanim në pozitën e Kryetarit të Komisionit Zgjedhor ashtu siç e parasheh Rregullorja, PHD. Cand. Msc. Adem Sallauka, ndërsa po ashtu unanimisht u zgjodh Zv.Kryetar i Prof. Asoc. Shkëlqim Millaku.
Në fund Kryetari i Komisionit Zgjedhor Sallauka u zotua për një proces fer dhe transparent dhe kryerjen e punëve me përkushtim e përgjegjësi.
