Urimi i Rektorit Vataj për Ditën e Mësuesit “7 Marsin”
07 Mars 2016
Urimi i Rektorit Vataj për Ditën e Mësuesit “7 Marsin”
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të gjithë mësimdhënësve të UPZ-së dhe arsimtarëve në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe anembanë trojeve shqiptare ua uron Ditën e Mësuesit “7 Marsin”. Me këtë rast shprehim mirënjohjen për punën e madhe dhe sakrificën që mësuesit kanë bërë dhe po vazhdojnë të bëjnë në arsimimin e gjeneratave. Kjo është një ditë e shënuar dhe më e ndritshme e popullit shqiptar që shënon kthesën e madhe. Neve na mbetet që të jetësojmë porosinë e atyre që ngritën dhe mbajten gjallë shkollën shqipe në etapa të ndryshme historike të veshtira për popullin tonë, të punojmë në edukimin e shendoshë të gjeneratave të reja në menyrë që të ndërtojmë një shtet të shendoshë.
Urime dhe gezuar!
Me nderime,
Prof. Dr. Ramë Vataj
Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren
