Urimi i Rektorit Vataj për Pashkët
26 Mars 2016
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të gjithë besimtarëve të Krishterë ua uron Pashkët. Kjo festë na përkujton fitoren e së mirës ndaj së keqes, ditën e shpresës dhe përjetësisë. Gjithashtu në këtë ditë duhet të kujtohet sakrifica që u bë për të larë mëkatin dhe se duhet të reflektohet me mirënjohje dhe besim.
Urime për shumë mot Pashkët!
Me respekt,
Prof. Dr. Ramë Vataj - Rektor
