Universiteti “Ukshin Hoti” ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Hasan Kalyoncu në Turqi
06 Prill 2016
Universiteti “Ukshin Hoti” ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Hasan Kalyoncu në Turqi
Rektori i Universitetit ‘Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj gjatë vizitën në Turqi ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim edhe me Universitetin Hasan Kalyoncu në Gaziantep. Dy universitetet synojnë që të bashkëpunojnë në projekte për hulumtime shkencore dhe shkëmbimin e mësimdhënësve dhe studentëve. Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe Rektori i Universitetit Hasan Kalyoncu e vlerësuan lartë arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim në fushat përkatëse akademike.
