Në UPZ nisi punimet konferenca shkencore me temë “Shqipja e sotme dhe marrëdhëniet e saj me gjuhët e tjera”
06 Maj 2016
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten ka nisur punimet konferenca shkencore me temë: Shqipja e sotme dhe marrëdhëniet e saj me gjuhët e tjera, e organizuar nga Fakulteti i Filologjisë. Hapjen solemne të kësaj konferenceje e bëri Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, i cili i uroi suksese të gjithë pjesëmarrësve, duke theksuar se pret që të jepet një kontribut i veçantë në këtë fushë. Fjalë rasti mbajti edhe u. d. Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Asc. Fahredin Shabani i cili e vlerësoi të një rëndësie të veçantë mbajtjen e kësaj konferenceje me këtë temë, në fakultetin të cilin ai e drejton.
Kryetari i Këshillit organizues dhe shkencor, prof. asoc. dr. Shkelqim Millaku, theksoi se për këtë konferencë kanë bërë kërkesë mbi njëqind dashamirës të gjuhës, letërsisë dhe didaktikës shqiptare. ”Seleksionimi i tyre është bërë më një kujdes të shtuar. Aktivitetet e konferencës janë dy ditore. Në ditën e parë kemi katër seanca, tri nga gjuhësia dhe një nga letërsia dhe didaktika. Kurse ditën e dytë, më 7 maj vizitë monumenteve trashëgimore dhe kulturore të Prizrenit. Këshillit shkencore dhe organizues ju jemi shumë mirënjohës për kontributin tuaj kryekëput human. Të gjithë kumtuesve ju dëshirojmë mirëseardhje dhe suksese në prezantimin e rezultateve tuaja hulumtuese dhe shkencore.”, ka theksuar ai.
Këshillit shkencore dhe organizues ju jemi shumë mirënjohës për kontributin tuaj kryekëput human. Të gjithë kumtuesve ju dëshirojmë mirëseardhje dhe suksese në prezantimin e rezultateve tuaja hulumtuese dhe shkencore.
Konferenca do të vazhdoj punimet edhe të shtunën.
