UPZ arrin marrëveshje me Universitetin R. T. Erdogan në Turqi
19 Maj 2016
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike me Universitetin R. T. Erdogan në Turqi. Marrëveshja përkatëse është nënshkruar nga Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe Rektori i Universitetin R. T. Erdogan, Prof. Dr. Hüseyin Karaman, të cilët e vlerësuan të rëndësisë së veçantë nisjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve të arsimit të lartë. Marrëveshja është lidhur për shkëmbimin e studentëve, profesorëve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në fushat akademike. Gjithashtu është nënshkruar marrëveshje mes dy universiteteve për bashkëpunim në Programin “Mevlana”.
