Themeluesi i kompanisë prestigjioze ndërkombëtare “REPLAY”, Luigino Buziol, mbajti ligjëratë në UPZ
24 Maj 2016
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, para studentëve të Fakultetit Ekonomik, të martën ka mbajt ligjëratë themeluesi i kompanisë prestigjioze ndërkombëtare “REPLAY”, Luigino Buziol. Temë bosht e ligjëratës ishte historiku i kësaj ndërmarrje që nga themelimi, si u zhvilluar dhe ku do të shkojë kjo ndërmarrje. Ligjërata mjaftë përmbajtjesore nxiti kureshtjen e studentëve për të konkretizuar shumë koncepte ekonomike që u shpjeguan gjatë ligjëratave në këtë semestër në Fakultetin Ekonomik. Buziol u pyet nga studentët nëse ka në planë kjo kompani të investoj në Kosovë, pasi që kemi një klimë mjaftë të favorshme për investime. Ai bëri të ditur se pas luftës kjo kompani ka qenë e interesuar të investoj mirëpo nuk ka qenë momenti i favorshëm ndërsa theksoi se në të ardhmen ekziston mundësi për investime edhe në Kosovë.
