Rektori Vataj prit në takim një delegacion nga Universiteti i LUdeS H.E.I (Lugano, Zvicer)
27 Maj 2016
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të premten ka pritur në takim një delegacion nga Universiteti i LUdeS H.E.I (Lugano, Zvicer), në përbërje nga Prof. Dr. Lucio Tonello, shef i shkencave bio-matematikore dhe profesor Glanda Cappello. Temë bosht e takimit ishte vendosja e bashkëpunimit mes të dy universiteteve dhe definimi i fushave përkatëse ku mund të bashkëpunohet.
Rektori Vataj i njoftoi mysafirët nga ky Universitet për të arriturat dhe sfidat e UPZ dhe theksoi se ekzistojnë fushat e interesit të përbashkët ku mund të fillojnë bashkëpunimin, mundësia e shkëmbimit të studentëve, profesorëve dhe përvojave.
Prof. Dr. Lucio Tonello, shef i shkencave bio-matematikore në këtë universitet e falënderoi Rektorin Vataj për mikpritjen dhe i sjelli të falat nga rektori i Universitetit të Luganos duke bërë të ditur se ekziston gatishmëri për të lidhur bashkëpunim mes të dy universiteteve.
Delegacioni nga ky Universitet është takuar edhe me u.d. Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Ass. Dr. Isuf Lushi, i cili është shprehur i gatshëm të bashkëpunoj në të gjitha aspektet dhe fushat e interesit të përbashkët.
Në një të ardhme të afërt Rektori Vataj do të vizitoj Universiteti i LUdeS H.E.I (Lugano, Zvicer) me ftesë të tyre ku do të nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike.
