Në kampusin e Universitetit të Prizrenit u vendos gurthemeli i shtatores së veprimtarit, ideologut dhe profesorit Ukshin Hotit
17 Qershor 2016
Në kampusin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten është vendosur gurthemeli i shtatores së veprimtarit, ideologut dhe profesorit Ukshin Hoti, në ditëlindjen e 73-të të tij. Gurthemelin e kanë vendosur, Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti, Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi. Pjesëmarrës në ceremoninë që është organizuar me këtë rast ishin edhe zv.kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe shumë mysafir të tjerë.
