Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Akreditohen dy drejtime të reja në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

06 Korrik 2016

Falë punës dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të Rektorit Vataj dhe ekipit të tij, sot Agjencioni i Akreditimit ka vendosur për akreditimin e dy programeve të reja në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. AKA ka vendosur të akreditoj drejtimin e ri në Agrobiznes dhe drejtimin në Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit, të cilat do të funksionojnë në kuadër të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. Këto programe janë komfor kërkesave të tregut. Gjithashtu AKA ka vendosur për riakreditimin e programit Mastër në Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhimi i Turizmit në kuadër të Fakultetit Ekonomik. Gjithashtu janë riakredituar edhe dy programet e Fakultetit të Edukimit, Programi Fillor dhe ai Parafillor. Ditëve në vijim UPZ do të hapë Konkursin për regjistrim të studentëve të rinjë në vitin akademik 2016/2017 në këto programet dhe në programet tjera ekzistuese, në Ekonomik, Filologji, Juridik dhe FSHK. Vlen të theksohet se në komisionet për hartimin e këtyre programeve kanë qenë Prof. Bekim Gashi, kryetar, Prof. Isuf Lushi, dhe Prof. Hysen Bytyçi.

Në linkun e më poshtëm mund t’i gjeni Universitetet dhe kolegjet që janë akredituar dhe ato që nuk janë akredituar:

 

Njoftim mbi vendimet e KSHC-së të datës 06.07.2016

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas